Raporti i auditimit të financave të partive politike para deputetëve vitin tjetër

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 14:17 | Nga Besjana Barjami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raporti i auditimit të financave të partive politike do t`u prezantohet deputetëve të Kuvendit pas pushime dimërore, tek në vitin tjetër, raporton Ekonomia Online.

Auditori i përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës tashmë ka përfunduar raportin për auditimin e partive politike. 10 auditorë për 45 ditë kanë audituar raportet e viteve 2013 deri në 2016.

Ymer Shatri nga kompania e auditimeve “Audit&Conto” para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave, ka sqaruar se auditimi nuk përfshin raportet financiare të zgjedhjeve të fundit nacionale e as atyre lokale.

Ai ka shtuar se gjatë auditimit kanë hasur në një numër të madh të problemeve.

“Gjatë kësaj kohe kemi pas presion kohor. Ligji e parasheh që një auiditm i tillë të ketë 90 dite afat për të kryer punë, dhe ne jemi detyruar që t’i kryejmë për 45 ditë. Presion tjetër ka qenë sepse gjitha partitë edhe KQZ kanë qenë në fushata dhe i kanë vonuar raportet”, tha ai.

Sipas tij, asnjë parti nuk ka udhëhequr kontabilitetin sipas standardeve, raporton EO.

“Asnjë parti nuk e udhëheq kontabilitetin sipas standardeve të kontabilitetit dhe kanë punuar në exela që na kanë detyruar edhe neve. Gjithashtu partitë politike nuk e respektojnë ligjin e tatimit edhe pse pagat i marrin nga buxheti i shtetit”, u shpreh ai.

Kryetari i komisionit Driton Selmanaj tha se raporti i auditorit do të publikohet në uebfaqen e KQZ-së brenda 10 ditësh.

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina tha se gjendja është shqetësuese dhe duhet të merren masa.

“Është shqetësuese gjendja. Kjo është gjendja e  të gjitha institucionet publike e nuk pritet me qene ma mire ne partitë politike. Mirëqeverisja duhet te filloj nga partitë politike. Jam e shqetësuese pse nuk ka pas ndëshkime, sepse me ketë masë ka pas gjasa me u përmirësuar”.

Ndërkaq deputeti nga Nisma për Kosovën Zafir Berisha, tha se këto të dhëna nga auditori duhet të jenë alarm për partitë politike.

“U kuptua një e vërtet e madhe që të gjithë e kemi ditë, por se kemi thënë, prandaj jemi ku jemi si shtet. Për mua është shume shqetësuese çështja e KQZ-së. Këto të dhëna duhet të jenë një alarm për partitë politike. Dhe ne duhet te reflektojmë”.

Të ngjashme