Astma është një sëmundje kronike që karakterizohet me frymëmarrje të vështirësuar, në formë atakësh që e torturon të sëmurin.
Sidomos natën, frymëmarrja herë pas here bëhet pengesë, çka nuk është gjë e mirë për të sëmurin pasi i ndalon bronket përkohësisht dhe çrregullon qarkullimin e gjakut në mushkëri.
I sëmuri gjithashtu shqetësohet nga kolla e thatë. Në përgjithësi astma ka të bëjë me alergjitë. Atakët e frymëmarrjes shfaqen menjëherë dhe vështirësojnë frymëmarrjen kryesisht në orët e para të mëngjesit.
I sëmuri detyrohet të qëndrojë në këmbë që të lehtësojë frymëmarrjen e vështirë, derisa fytyra zbehet.
Është gabim të mendohet që astma shkakton turbekulozin ose kancerin. Por, atakët e vazhdueshëm të frymëmarrjes dhe krizat e herë pas herëshme dëmtojnë zemrën. Përveç këtyre shfaqen sëmundje të mushkërive dhe bronkeve.
Masat parandaluese
Shtëpia apo dhoma ku jeton i sëmuri nuk duhet të ketë pluhura apo lagështirë, dhoma duhet të jetë e ajrosur, i sëmuri duhet të bëj jetë te qetë, por aktive, të heqë dorë nga duhani dhe alkooli, t’i jepen ushqime të pasura me proteina, të përdorë çajra të ngrohtë nga bimët mjekësore që veprojnë kundër astmës.
Të bëj banja termale dhe ndërrimin e ajrit në vendet malore.
Kura popullore
Gjethet e njoma të fikut janë të shkëlqyera për të lehtësuar krizat e astmës bronkale. Merrni 4 lugë kafeje me gjethe të grimcuara, i zieni në 4 gota ujë derisa të mbetet gjysma e saj. Këtë çaj të ngrohtë pijeni 2-3 herë gjatë ditës, të ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Ziejmë një sasi të mirë lëvozhga Vidhi dhe një sasi të barabartë fier guri dhe sheqer. Mbasi i zieni mirë, lëngun e kulloni me napë ose me kullesë tjetër të hollë. I sëmuri çdo mëngjes rreh një vezë dhe një gotë ujë dhe në të hedh lëngun dhe e pi. Kjo kurë vazhdon disa ditë me radhë.
Zieni mëllagë të egër dhe fara liri në 1 litër ujë. Hidhni nga 1 lugë gjelle dhe e zieni për rreth 5-10 min, pini çdo darkë nga 1 filxhan çaji. Kura vazhdon 2 muaj.
Në një lugë kafeje me sheqer ose me mjaltë hidhni 15-20 pika vajguri dhe i gëlltisni menjëherë. Këtë gjë e përsërisni 2-3 herë në ditë për disa ditë me radhë. Vajguri vazhdon të përdoret edhe sot, veçanërisht te fëmijët.
Merrni 2 duar dëllinja të kuqe. Pasi i pastroni, i shtypni dhe i hidhni në 1 litër verë. I mbani në një vend të ngrohtë për 10-15 ditë. Nga ky preparat i jepni të sëmurit për të pirë 3 herë në ditë para buke.