Para pak çasteve janë caktuar çiftet për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.
Barcelona në 1/8 e finales do ta ketë përballë Paris Saint-Germainin, ndërsa kampioni në fuqi Bayern Muencheni do të përballet me Lazion, ku luajnë Thomas Strakosha e Vedat Muriqi.
Në përballjen në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve të stinorit 2016/17, Barcelona kishte arritur ta bënte kthesën historike.
Pasi kishte humbur ndeshjen e parë në Paris 4:0, fitoi atë të kthimit në “Camp Nou” me 6:1, duke e realizuar golin e kualifikimit në çastet e fundit.
Ndeshje mjaft e vështirë e pret edhe Atletico Madridin që do ta ketë përballë Chelsean.