Këto janë pesë mungesat e Kosovës që e kanë bërë me kokëdhimbje trajnerin Bernard Challandes

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kosova sot e nis kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët në ndeshjen e parë kualifikuese do të takohen me Kombëtaren e Suedisë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

E për këtë takim shumë të rëndësishëm, trajneri Bernard Challandes ka pesë mungesa të mëdha, bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm që thuajse gjithmonë kanë bartur fanellën e titullarit.

Mungesa e parë është ajo e mesfushorit fantastik Herolind Shala, i cili nuk mundi fare të grumbullohej shkaku që është infektuar me COVID-19.

Shala ka qenë njëri nga pikat më të rëndësishme të trajnerit Challandes në mesfushë, me mesfushorin që në disa raste ka bartur edhe shiritin e kapitenit dhe lë shpirtin në fushë sa herë paraqitet.

Mungesa e dytë u konfirmua në ditët e para të grumbullimit, kur FFK mori vendim ta përjashtoj portierin Arijanet Muric për arsyeje disiplinore, por që deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e vërteta.

Muric ka qenë portieri i parë i Kosovës, por tani vendin e tij pritet ta zë Samir Ujkani së paku në këto ndeshjet e marsit.

Amir Rrahmani gjithashtu ishte i grumbulluar, por mbrojtësi nuk ia doli të rikuperohet për këto sfida.

Zëvendëskapiteni është rikthyer te Napoli pasi nuk luajti as ndaj Lituanisë, por nuk ia doli as për ndeshjet me Suedinë e Spanjën.

Mungesë jashtëzakonishtë e madhe është edhe ajo e Ibrahim Dresevic, duke parë që reparti i mbrojtjes është më problematiku tek Dardanët.

Qendërmbrojtësi është i skualifikuar për shkak të kartonëve dhe do ta humbas ndeshjen me Suedinë, por do të jetë i gatshëm për Spanjën.

Krejt në fund u konfirmua edhe mungesa e Valon Berishës për ndeshjen ndaj Suedisë.

Mesfushori i Reims luajti ndaj Lituanisë edhe pse nuk ishte në 100 përqind të formës, derisa pësoi një lëndim që e lë jashtë ndeshjes me Suedinë.

Gjithsesi FFK ka raportuar se stafi mjekësor po e bën të pamundurën që Berisha të jetë gati për ndeshjen ndaj Spanjës që zhvillohet më 31 mars. /

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme