Sipas një studimi të kryer së fundi, zemrat e disa njerëzve plaken më shpejt sesa pronarët e tyre dhe fajin për këtë e kanë profesionet e tyre.
Kompania Globale e Shëndetit ka anketuar rreth tetë mijë persona dhe ka studiuar profesionet e secilit individ si dhe ndikimin e profesionit në jetën e tyre, shkruan Independent.
Sipas këtij studimi, këto janë profesionet që e rrezikojnë shëndetin e zemrës:
Mjekësia
Mësimdhënia
Kontabiliteti
Banka dhe Financa
Informatika
Shitjet me pakicë
Ndërsa profesionet që konsiderohen si jo të rrezikshme për zemrën e njeriut janë këto:
Puna fizike
Transporti dhe logjistika
Ndërtimtaria
Puna e bamirësisë
Energjia elektrike dhe Ujësjellësi