Keni planifikuar pushimet në 15-ditëshin e dytë të gushtit? Para se të niseni për të pushuar në plazhet shqiptare, bëni mirë të dëgjoni se çfarë thonë sinoptikanët.
Sipas “Meteoalb”, pritet që i gjithë gadishulli i Ballkanit të përfshihet nga episodet me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere që do të përfshijë edhe territorin shqiptar të dielën dhe të hënën, stuhi të cilat do të sjellin edhe rënie të theksuar të temperaturave.
Gjithashtu “Meteoalb” parashikon që java tjetër të fillojë me një rënie prej 6 – 7°C të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës ndërsa me një parashikim të përgjithshëm për territorin shqiptar, pritet që për pjesën e mbetur të stinës së verës të mos kapërcehet temperatura 36°C.
Sakaq në Europën Jugore sinoptikanët parashikojnë riaktivizim të “Luciferit” duke përfshirë Portugalinë dhe Spanjën si dhe një pjesë të Mesdheut ku pritet që temperaturat të ngjiten mbi 40°C.
Rritja e temperaturave do të ndjehet edhe në rajonin e Ballkanit, por ky rajon mbetet në periferi të valës së nxehtësisë duke bërë që deri në fundjavë, termometri të ngjitet maksimalisht në vlerat 36 – 37°C.