Supermodelja Gisele Bundschen, e cila për 15 vjet ka qenë më e paguara në botë, është “rrëzuar” nga froni.
Vendin e saj zyrtarisht e ka zënë Kendall Jenner, e cila ka fituar vendin e parë si modelja më e paguar në botë.
Sipas “Forbes”, të ardhurat e Jenner për këtë vit kanë kapur shifrën e 22 milionë dollarëve, të cilat kryesisht janë fituar nga marrëveshjet me Estee Lauder, La Perla dhe Adidas.
Përveç këtyre, Jenner fiton para edhe nga linja e saj e veshjeve, që e ka me motrën e saj Kendall + Jenner, nga shoë-i televiziv që e ka me familjen e saj, si dhe fiton para edhe nga 85 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Kendall Jenner, e cila është vetëm 22 vjeçe, besohet që shumicën e të ardhurave i ka nga rrjetet sociale.
Sa i përket modeles Bundschen, ajo këtë vit është renditur e dyta me të ardhura vjetore prej 17.5 milionë dollarëve, pasuar nga vendi i tretë në të cilën gjendet Chrissy Teigen me rreth 14 milionë dollarë të ardhura vjetore.