Këto janë vendet që s’i ka prekur ende Coronavirusi

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Në dhjetor të 2019-ës, koronavirusi ishte i kufizuar vetëm në Kinë. Por, disa javë më vonë, virusi, i njohur si Covid-19, u bë një pandemi globale.

Virusi, i cili mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes mund të ngjitet nga pikat e lëngjeve trupore – të tilla si mukoza dhe pështyma, tani është raportuar në të paktën 188 vende.

Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancën fizike dhe të shmangin daljen jashtë nëse s’kanë nevojë, shkruan VOA.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 8.3 milionë njerëz janë infektuar dhe numri i vdekjeve globale është më shumë se 448,000. Më shumë se 4 milionë pacientë janë shëruar.

Këtu janë disa vende që nuk kanë raportuar asnjë rast të koronavirusit deri më tani:

Kiribati

Ishujt Marshall

Mikronezi

Nauru

Korea e Veriut

Palau

Samoa

Ishujt Solomon

Tonga

Turkmenistan

Tuvalu

Vanuatu

Të ngjashme