Qeveria e Kosovës pritet të merr vendim për masa të reja antiCOVID, të cilat sipas rekomandimeve të IKSHPK-së do të lirohen.
Telegrafi ka siguruar një pjesë të masave, ku pritet që shkollat dhe çerdhet të hapen nga data 27 shtator.
Po ashtu, lehtësohen edhe masat në sektorin e gastronomisë.
Masat që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës:
Shkolla dhe çerdhet hapen me prani fizike, duke respektuar udhëzuesit përkatës.
Do të bëhen teste periodike të nxënësve dhe fëmijëve me qëllim identifikimin sa më të shpejtë të rasteve të infektimeve. I bëjmë thirrje të gjithëve, në veçanti prindërve që të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e procesit mësimor.
Procesi i arsimit të lartë do të fillojë sipas udhëzuesve përkatës, duke u siguruar që respektohet distanca prej 1.5 metrave në mes personave.
Orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve mbetet i njëjti, pra nga 22.00 deri në ora 05.00.
Nga e hëna, 27 shtator, gastronomia lejohet të shfrytëzoj 50% të hapësirave të mbyllura – por për të hyrë brenda këtyre hapësirave klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse hapësirat e hapura do të vazhdojnë të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit. Orari i gastronomisë mbetet po ashtu i njëjtë.