Pavarësisht vlerave që mbartin disa ushqime, kur bashkohen me ilaçet që konsumoni, ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Dr. Aisling Hillick ka zbuluar disa ushqime që nuk duhet të përzihen me ilaçe.
Banane – Ilaçe për tension
Bananet janë të pasura me kalium, por kur përzihen me ilaçe si Captopril ose Angiotensin për diabetin, ato mund të rrisin edhe më shumë nivelet e kaliumit, duke shkaktuar rritje të rrahjeve të zemrës dhe dridhje. Përveç bananeve, të pasur me kalium janë edhe perimet me gjethe jeshile dhe portokalli.
Limon – Ilaçe për kollë
Shmangni konsumimin e limonit nëse po merrni ilaçe për kollën, pasi mund të shkaktojë efekte anësore në trup, si përgjumje apo halucinacione.
Alkool – Antihistamina, ilaçe për diabetin ose për lehtësimin e dhimbjeve
Tek ilaçet shkruhet shpesh paralajmërimi për të shmangur konsumimin e alkoolit. Kjo për shkak të presionit të lartë që shkaktojnë pijet alkoolike në mëlçi.
“Alkooli, paracetamoli dhe ilaçet për gjumin metabolizohen nga mëlçia, prandaj trupit i duhet të punojë shumë fortë që të përballojë efektin e alkoolit dhe ilaçeve në të njëjtën kohë,” thotë dr. Hillick.
Kafe – Ilaçe për astmën (Bronchodilators)
Ky ilaç ndihmon pacientët të marrin frymë më lirisht duke relaksuar muskujt në mushkëri dhe duke zgjeruar rrugët e frymëmarrjes. Por, nëse e përzieni me kafeinën mund të shkaktojë efekte anësore, si nervozizëm, rrahje zemre të forta dhe dridhje.
Perime me gjethe jeshile – Antikolagjentë
Gjethet jeshile janë pjesë e një diete të shëndetshme, por nëse merrni ilaçe kundër koagulimit të gjakut, si Warfarin, nuk duhet t’i konsumoni ato. “Ato janë shumë të pasur me vitaminë K që ndihmon në mpiksjen e gjakut”, thotë dr. Hillick.
“Warfarina është krijuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, prandaj nëse konsumoni papritmas shumë perime jeshile, ato do të ndërhyjnë tek ilaçet duke penguar funksionimin e tyre.”
Qumësht – Antibiotikë
“Ciprofloxacin dhe tetracycline duhet të pihen me një gotë ujë një orë para vaktit të bukës ose dy orë pasi të keni ngrënë”, thotë dr. Hillick.
Ushqimi ndërhyn tek mënyra se si këto ilaçe treten nga trupi, dhe produktet me bazë djathore, si qumështi, do të kenë të njëjtin efekt. Prandaj nuk duhet t’i pini asnjëherë antibiotikët me një gotë qumësht.
Grejpfrut – Statinë
Nëse merrni statinë për të ulur tensionin e gjakut, nuk duhet të konsumoni grejpfruit ose lëngun e saj, pasi ai përmban një substancë që ndalon trupin të tresë statinën. Si rezultat, pacientët mund të kenë dhimbje të kockave dhe muskujve.