Joga siç ndihmon në ushtrimin e muskujve të duarve, këmbëve dhe barkut, gjithashtu ndihmon në tonifikimin e muskujve të fytyrës. E quajtur joga e fytyrës, ajo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në fytyrë dhe synon “zonat problematike” duke kontribuar në parandalimin e plakjes, tha ekspertja Nitika Kohli, në një postim në Instagram.
“Nëse të gjithë muskujt e tjerë në trupin tonë kanë nevojë për dashuri dhe kujdes të butë, atëherë pse nuk duhet të kenë 43 muskujt e fytyrës? Joga e fytyrës synon të gjitha zonat problematike që sjellin plakjen, nga këmbët e sorrës tek linjat e buzëqeshjes. Joga e fytyrës mund të duket e çuditshme, por është me të vërtetë një mrekulli kundër plakjes! ” shpjegoi Dr Kohli.
Ajo renditi disa ushtrime të thjeshta të jogës për fytyrën që mund t’i përfshini në rutinën e tuaj të përditshme, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
*Balli
Ky ushtrim mund të ndihmojë me rrudhat horizontale në ballë. Vendosni majat e gishtave pikërisht mbi vetulla. Mundohuni të ngrini ato sa më lartë që të jetë e mundur, ndërsa shtypni butësisht poshtë me majat e gishtave për të bllokuar lëvizjen. Mbajeni ashtu për gjashtë sekonda dhe përsëriteni 5 ose 10 herë.
*Pjesa e nofullës
Ky ushtrim mund të ndihmojë për nofullën e varur dhe mjekrën e dyfishtë. Vendosni bërrylin tuaj në një tryezë me grushtin nën mjekër. Shtypni lart me grusht ndërsa përpiqeni të hapni nofullën. Mbajeni këtë pozicion për gjashtë sekonda. Përsëriteni 5 ose 10 herë.
*Mesfaqe
Ky ushtrim mund të ndihmojë me palosjet nasolabiale (linjat që kalojnë nga secila anë e hundës në qoshet e gojës – të quajtura edhe linja të buzëqeshjes). Hapni gojën dhe mblidhni buzët pak. Mundohuni të spikatni buzët tuaja duke tërhequr qoshet e gojës jashtë me gishtat tregues. Mbajeni këtë pozicion për gjashtë sekonda dhe përsëriteni 5-10 herë.
*Buzët
Ky ushtrim do t’i ndihmojë buzët tuaja të duken më të plota. Sillni buzën tuaj të poshtme përpara për të prekur buzën tuaj të sipërme. Pastaj ktheni të dy buzët brenda dhe shtypini ato së bashku, sikur po përpiqeni të mbani diçka me buzët tuaja. Mbajeni këtë pozicion për gjashtë sekonda si dhe përsëriteni 5-10 herë.