Deputeti i LVV-së, Burim Meta, ka dhënë një koment mbi Kodin Civil, i cili ka dështuar dhe akoma nuk është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Ligjvënësi i Partisë Guxo tregoi se ka kritikuar katër pikat e të njëjtit projekt-kod, transmeton Paparaci.
Ai në mesin e kundërshtimeve, përfshiu edhe nenin që sipas tij, lejon martesën dhe bashkëjetesën në mes të personave të gjinisë së njëjtë.
Meta tha se ky nen duhet duhet të diskutohet, teksa shtoi se me familje tradicionale nuk synohet familje patriarkale apo konservatore, por familje biologjike, që tha se përbëhet nga bashkëshortët e gjinive të ndryshme.
“Këtu duhet të diskutohet, për shkak se ne nuk mendoj që aktualisht për familjet tradicionale, nuk po synohet në ato familje. Këtu duhet të diskutohet për shkak se ne nuk mendoj që aktualisht duhet për këto familje tradicionale, edhe mendoj që me familjet tradicionale nuk po synohet ato familjet siç kemi qenë në patriarkale apo konservatore, po bëhet fjalë për familje biologjike”, tha ai për RTV Dukagjinin.
“Edhe me ligjin e familjes dhe me ligjet e tjera dihet se kush e përbën familjen, përbëhet nga bashkëshortë që janë të gjinive të ndryshme”.