Këtyre moshave u takojnë tre viktimat e sotme të Covid-19

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

3 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe ka vdekur një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Podujeva.

Dy viktimat tjera janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Podujeva dhe Prishtina.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 23 raste të reja të infektuara me virus.

Në mesin e të infektuarve janë 3 persona të moshës 10-19 vjeçare dhe 7 të moshës 20-29 vjeçare.

Komuna e Prishtinës edhe sot prinë me numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me gjithsej 8 raste, pastaj ajo e Klinës me 5 dhe Mitrovicës me 3.

Të ngjashme