Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Kevin Durant edhe njëherë ka pasur rastin të dëshmojë vlerat para ish-skuadrës.
Golden State Warriors ka triumfuar kundër Oklahoma City Thunder me rezultat 121:100, transmeton Telegrafi.
Russell Westbrook arriti edhe një “triple0double” (të 21-tin këtë edicion) në saje të 27 pikëve, 15 kërcimeve dhe 13 asistimeve.
Te Warriors, i pandalshëm ishte Kevin Durant që regjistroi “double-double” me 40 pikë dhe 12 kërcime ndërsa Stephen Curry shtoi 24 pikë.
Pas kësaj, Golden State vazhdon të kryesojë në Konferencën e Perëndimit me 36 fitore dhe gjashtë humbje kurse Oklahoma City ka 26 fitore dhe 19 humbje.
Rezultatet tjera:
Toronto Raptors 89:94 Philadelphia 76ers
Memphis Grizzlies 101:104 Washington Wizards
Portland Trail Blazers 85:107 Charlotte Hornets
New York Knicks 107:106 Boston Celtics
Orlando Magic 98:118 New Orleans Pelicans
Milwaukee Bucks 92:111 Houston Rockets
Atlanta Hawks 95:118 Detroit Pistons
Indiana Pacers 106:100 Sacramento Kings