Lojtari i Cleveland Cavaliers, Kevin Love, ka folur për luftën e tij me sulme të panikut sidomos gjatë një loje kohëve të fundit të basketbollit.
Një një intervistë të fundit, 29-vjeçari zbuloi se ai duhej të linte ndeshjen pasi vuante nga një sulm paniku, transmeton Klan Kosova.
“Kur arrita në lojë, ndjeva se zemra ime po rrihte më shpejt se zakonisht”, tha Kevin. “Pastaj kisha probleme me frymën time. Është e vështirë për ta përshkruar, truri im po përpiqej të dilte nga koka. Goja sikur më shkumonte. Ajri më dukej i rëndë. Domethënë nuk mund të vazhdoja më”.
Kevin vazhdon: “Mendova se zemra ime do të ndalonte gjatë lojës. Ishte sikur trupi im po mundohej të më thoshte ‘do të vdesësh’. Kam përfunduar në dhomën e stërvitjes, i shtrirë në shpinë, duke u përpjekur të marrë ajër të mjaftueshëm”.
Pasi u shtrua në spital dhe zbuloi se ai ishte mirë fizikisht, Kevin filloi të takohej me një terapist për ta ndihmuar.
“Unë nuk them se të gjithë duhet t’i ndajmë sekretet tona, jo gjithçka duhet të jetë publike, kjo është zgjedhja e çdo personi. Por, krijimi i një ambienti më të mirë për të folur mbi shëndetin mendor”.