KFC tani edhe në Fushë-Kosovë, punësohen 30 veta

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 11:28 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brendi i njohur botëror i restoranteve KFC ka hapur pikë edhe në Fushë-Kosovë.

Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë drejtues të KFC-së, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, dhe personalitete nga jeta politike dhe biznesit.

Drejtori i kësaj pike të KFC-së, Fatmir Zymberi, tha se tani e tutje qytetarët e Kosovës do të kenë edhe një mundësi për t’u ushqyer shëndetshëm.

Zymberi ka treguar se në këtë pikë do të punësohen 30 punëtorë. “Kjo është hapja e dytë në Kosovë e restorantit KFC… Përpos kësaj pike, jemi duke punuar edhe për një hapje tjetër në Pejë”, ka thënë Zymberi, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi punë me pula, e këto pula ne kemi vendosur t’i përpunojmë… Këto nuk janë pula të zakonshme, kanë një shije të veçantë. Ky trend është trend amerikan e që tash ka zënë hapësirë në vendin tonë”.

Kurse kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha brendi se KCF por rrit numrin e të punësuarve në komunën e Fushë-Kosovës.

“Ne si komunë përkrahim çdo aktivitet biznesor prej të cilit përfitojnë edhe banorët tonë. Nga KFC ne kemi përfituar një numër të konsiderueshëm të punës. Shumë të rijnë të Fushë Kosovës do të kenë mundësinë që tash e tutje të jenë punëtorë të këtij brendi botëror”, ka thënë Berisha

Hapja e restorantit është bërë në  bashkëpunim me “Petrol Company”.

“Sigurisht që Kosovës i ka munguar një brend siç është KFC. Ky nuk është vetëm një brend i ushqimit, por është edhe një garancion për bizneset e tjera për të treguar që në Kosovë mund të bëhet biznes, mund të investohet”, tha Shkelzen Jusaj, pronar i “Petrol Company”.

 

15224807_1522308607782747_1863077400_o

kfc11

Të ngjashme