Drejtoresha e SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës’’ në Deçan, Besarta Tahirukaj-Idrizi, ka pranuar një donacion nga KFOR për pajisje teknologjike, raporton Ekonomia Online.
KFOR ka dhuruar 20 laptopë, një aparat plastifikues si dhe mjete didaktike për klasën përgatitore.
“Donacioni është dhuruar nga KFOR, Qendra Prishtine, është finalizuar nga Komanda Regjionale-Perëndim gjegjësisht CIMIC-Italia me seli në Pejë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.
“Për drejtoreshën e kësaj shkolle ky donacion do të thotë shumë me vet faktin se mësimet mund të zhvillohen edhe në praktik, ndërsa edhe gjërat tjera të dhuruara mundësojnë një zhvillim më të lehtë të procesit mësimorë”, thuhet tutje aty.