KFOR-i italian dhuron pajisje për Klinikën e Pediatrisë në vlerë prej 50 mijë euro

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 10:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) është mbajtur ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga KFOR-i Italian, raporton Ekonomia Online.

Donacioni dedikohet për Klinikën e Pediatrisë dhe kap vlerën e 50 mijë eurove.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka falënderuar shtetin italian për ndihmën e vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët.

Ai me këtë rast është zotuar se do të punojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe infrastrukturës në mënyrë që profesionistët të mos dalin jashtë vendit.

“Pas asistencës të ofruar ndër vite Qeveria e Italisë na kanë ndihmuar përmes sigurimeve të vaksinave dhe mjekimin intensiv. Krahas kësaj asistence Italia ka ndihmuar ofrimin e shërbimeve cilësore sidomos në kardiokirurgjinë e fëmijëve”.

“Nuk mund të ketë shërbime pa përmirësimin adekuat te kapaciteteve njerëzore. Ne do t’i ngrisim kapacitet njerëzore dhe të infrastrukturës që t’i ndalim profesionistë të mos dalin jashtë vendit”.

Ambasadori Itlaian, Antonello De Rio tha se që nga pas lufta kanë mbështetur sistemin shëndetësor në Kosovë.

Ai ka se qëllim ka qenë që pacientët të marrin shërbime shëndetësore brenda vendit, raporton EO.

“Në vazhdimësi jemi mbështetur sistemin shëndetësor sidomos në ofrimin e oksigjenit për dy vitet e fundit të pandemisë. Prej mbas luftës kemi mbështetur sistemin shëndetësor këtu”.

“Qëllimi ka qenë me marr pacientët shërbime brenda për të mos dalë jashtë vendit. Ne kemi dhënë donacione për kardiokirurgjinë e fëmijëve”.

Të ngjashme