KFOR-i italian në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ka furnizuar sot shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit me pajisje teknologjike, përkatësisht 15 kompjuterë.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit ka marrë pjesë kolonel Ruggiero Capodivento dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.
Gagica e ka falënderuar KFOR-in italian për këtë donacion, duke thënë se kjo ndikon direkt në mësimnxënie dhe në përgatitje sa më profesionale të nxënësve.