Një aktivitet i rëndësishëm i projektit “CIMIC” është kryer sot në mëngjes në spitalin e Pejës, i cili u mundësua falë ushtrisë italiane e angazhuar në mision në Kosovë. Repartit të neonatologjisë së Spitalit Rajonal të Pejës iu dhurua një inkubator që është i domosdoshëm për t’u garantuar ndihmë adekuate të porsalindurve, transmeton Ekonomia Online.
Spitali i Pejës është një strukturë e rëndësishme jo vetëm për komunën që i takon, por edhe për të gjitha qytetet fqinje, duke duke qenë një pikë referimi nga pikëpamja e mbështetjes shëndetësore për më shumë se 170.000 banorë të Kosovës.
Këtë dhuratë e pranuan në emër të Spitalit Rajonal të Pejës Drejtori i Përgjithshëm Dr. Skender Dreshaj dhe shefja e repartit të neonatologjisë Dr. Mirlinda Shala, të cilët falenderuan ushtarët italianë për mbështetjen e popullatës së Kosovës në përgjithësi dhe sektorit të shëndetësisë në veçanti.
Koloneli Ruggero CUCCHINI, komandant i Regjimentit të 5° Rgt Alpin dhe komandant i Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim – njësi shumëkombëshe me udhëheqje italiane e përbërë nga italianë, sllovenë, austriakë e moldavë, që veprojnë në sektorin perëndimor të Kosovës – ka marrë pjesë në këtë aktivitet.
Ai ka theksuar se si aktivitetet e CIMIC (Bashkëpunimi Ushtarako Civil) janë një komponent themelor i misionit në Kosovë, pasi kanë si qëllim të ndihmojnë në mënyrë të prekshme popullsinë nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve lokale, veçanërisht atyre të angazhuara në sektorë kryesorë sic është shëndetësia.
Misioni i KFOR-it është një operacion ushtarak ndërkombëtar nën udhëheqjen e NATO-s nën mandatin e OKB-së, me detyrën për të garantuar një bashkëjetesë paqësore mes grupeve të ndryshme etnike që përbëjnë Vendin, siç përshkruhet në Rezolutën e OKB-së nr. 1244. Italia është proporcionalisht një nga kontribuesit më të rëndësishëm për sa i perket femrave dhe meshkujve: mbi 4000 ushtarë të KFOR-it që i përkasin 28 vendeve të ndryshme, Italia përfaqësohet nga më shumë se 500 ushtarë që i përkasin Ushtrisë, Karabiniereve, Aeronautikës dhe Marinës.