Mbahet Konferencae parë e bashkëpunimit civil dhe ushtarak (CIMIC) në kampin Film City të KFOR-it, ku u diskutua për lehtësimin e mardhënieve dhe kordinimin e Organizatave Ndërkomvbëtare, Organizatave Joqeveritare dhe KFOR-it me qëllim të përmirsimit të zhvillimit social dhe ekonomin të Kosovës.
Kjo konferencë u organizua nga KFOR-i dhe mori pjesë edhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele RISI.
“Ekspertët e bashkëpunimit civil dhe ushtarak (CIMIC) u takuan në shtabin qendrortë KFOR-it, Forcën Ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO.
Qëllimi i konferencës, i organizuar dhe i drejtuar nga KFOR-i, ishte të lehtësojë dhe koordinojë marrëdhëniet midis Organizatave Ndërkombëtare, Organizatave Joqeveritare dhe KFOR-it, për të përmirësuar zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës.
Në fjalën e tij hyrëse Komandantii KFOR-it, Gjeneral Major Michele RISI nënvizoi se si “zhvillimi dhe siguria janë dyfytyrat e të njëjtës medalje.”
Përmes implementimit të projekteve të bashkëpunimi tcivilo-ushtarak, ndihmës dhe donacioneve, KFOR-i kontribuon në përpjekjen e përgjithshme ndërkombëtare që synon mbështetjen e institucioneve dhe komuniteteve të Kosovës, me focus të veçantë në arsim dhe shëndetësi. Në vitin 2019 KFOR-i dhe kombet që kontribuojnë me trupa ndanë një buxhet prej 370000 € në 140 nisma ndihmëse”.