Tre ushtarë sllovenë të KFOR-it në Kosovë infektohen me Coronavirus

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Forcat e armatosura të Sllovenisë konfirmuan se tre ushtarë sllovenë  të KFOR-it në Kosovë janë infektuar me Covid-19

Ushtarët e infektuar tashmë janë transportuar në Slloveni për shërim, theksohet në njoftim.

Disa ditë më parë, tetë ushtarë sllovenë në një mision në Mali u kthyen në vend sepse ata ishin infektuar me koronavirus.

Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.

Në mesin e të infektuarve ka pasur edhe punonjës në bazën e ushtrisë amerikane Bondsteel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme