KFOR jep detaje për arritjen e ushtarëve britanikë e rumunë në Kosovë

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Misioni i NATO-s në Kosovë tashmë ka konfirmuar se 200 ushtarë britanikë dhe 130 rumunë kanë arritur në vendin tonë për t’iu bashkuar KFOR-it.

KFOR përmes një komunikate për media, ka njoftuar se këto trupa do ta përforcojnë misionin paqeruajtës.

“Shpërnarja vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar prezencën e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës administrative kufitare.” – thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se kjo është kërkesë e NATO-s dhe ësthë aprovuar nga aleatët në Këshillin Atlantik.

“NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s.” – thuhet tutje.

Të ngjashme