KFOR-i ka demantuar raportimet e shfaqura në mediat serbe se pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe janë fotografuar aty me pjesëtarë amerikanë të KFOR-it.
I pyetur nga “Koha Ditore” nëse janë të vërteta raportimet në mediat serbe, të përcjella me një fotografi, ku shihen ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe ushtarët serbë, e që, sipas këtyre mediave, është bërë brenda territorit të Kosovës, një zëdhënës i KFOR-it mohoi se ato janë bërë brenda territorit kosovar, duke sqaruar se fotot janë bërë në vijën e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryhen “aktivitetet monitoruese rreth kufirit”.
Më herët, gjatë ditës, disa media serbe kanë raportuar se ushtria serbe “ka hyrë në Kosovë