KFOR-i nuk komenton Projektligjin për FSK-në (Video)

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 21:01 | Nga

KFOR-i nuk dëshiron ta komentojë iniciativën e Presidentit Hashim Thaçi, që përmes një projektligji të ndryshojë misionin e FSK-së.

Klan Kosova ka pyetur këtë mekanizëm ndërkombëtar të sigurisë se a është konsultuar presidenti Thaçi me ta para se të ndërmerrte nismën ligjore për FSK-në.

Përgjigja e KFOR-it rreth veprimeve të Thaçit nuk ishte direkte por megjithatë kjo forcë pati një koment, njofton Klan Kosova.

Në përgjigjet e kthyera për Klanin, KFOR-i, po ashtu bën të ditur se do të përkrahë zhvillimin e FSK-së brenda mandatit që tani ka.

Zyra për media e KFOR-it i është shmangur edhe pyetjes se a mundet FSK ta ruaj paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme