Ministri i Hyseni priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR në Kosovë gjeneral major Guglielmo Miglieta
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni gjatë takimit ka vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Guglielmo Miglieta gjatë misionit në Kosovë duke e falënderuar për punën e tij.
Ministri Hyseni foli për rolin e rëndësisë së veçantë që ka KFOR-i për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
Po ashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë të Kosovës, në veçanti të Policisë së Kosovës me KFOR-in, në fushën e rendit dhe ligjit dhe u dakorduan se kjo praktikë e mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Komandanti i deritashëm i KFOR-it, gjenerali Guglielmo Miglieta e falënderoi ministrin Hyseni për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë dhe duke shprehur vendosmërinë e KFOR-it për vazhdimin e misionit të tij në ofrimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.