Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) është i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve shtetërorë sa i përket rasteve që janë në procedurë në gjykatat e Kosovës.
KGjK-ja thotë se nuk mund të komentojë rreth rasteve në zhvillim dhe konsideron se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor.
KGjK-ja rithekson se gjykatat në Kosovë i shqyrtojnë rastet në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me ligjin në fuqi, dhe assesi nuk do të ndikohen nga deklaratat e tilla.