KGjK-ja anulon konkursin paraprak, e rishpallë duke ia shtuar edhe dy pozita

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 14:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka anuluar Konkursin për gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe kanë rishpallur atë duke hapur edhe dy pozita të reja, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se propozimi është që dy konkurset e shpallura më herët të anulohen, për çka u pajtuan edhe anëtarët e tjerë.

“ E dini që e kemi një konkurs për shtatë pozita. Në atë konkurs kanë aplikuar vetëm katër persona. Nuk mund të themi se do merren të katërti. E kemi shpallë edhe një konkurs për dy pozita. Ju si anëtarë a po propozoni me shku me këta dy konkurse. Konkursi i parë është mbyllë ndërsa të gjithë ata që aplikojnë do të aplikojnë vetëm për dy pozita. Propozimi është me i anulu të dyja dhe sot me shpallë një tjetër pasi ligji për dhomat ka hyrë në fuqi dhe gjyqtarët duhet me u zgjedhë sa më parë”, tha Çoçaj.

Anëtari i Këshillit, Armend Berisha, propozoi të hapet konkurs për 9 vende.

“Këta që kanë aplikuar nuk kanë faj që ne e anulojmë konkursin. Duhet të konsiderohen edhe aplikimet e atyre që kanë aplikuar për herë të parë po ashtu të hapen 9 konkurse të lira pasi një gjyqtar del në pension në gusht”, tha Berisha, raporton EO.

KGjK me kërkesë të anëtares, Makifete Saliukaj dhe votë të të tjerëve, ka shtyrë pikën e shqyrtimit të draft Udhëzimit Administrativ për Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, për arsyetimin se ka ende për të shtuar në këtë pikë.

“Sot kisha thënë mos të qitet në votim sepse duhet të shtohet edhe diçka tjetër”, tha ajo.

Kurse kryesuesi Çoçaj sqaroi se nga kategoritë të cilat duhet të lirohen nga pagesa e taksës është ajo e veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së dhe viktimave të dhunës seksuale.

“KGjK ka nxjerrë një udhëzim por nuk është përfshi një nga kategoritë nga ligji për plotësim dhe ndryshim për statusin e veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK dhe viktimave të dhunës seksuale, të cilat nuk janë përfshirë. Rekomandimi është që ky udhëzim të ndryshohet që edhe kjo kategori të lirohet nga pagesa e taksave”, tha ai.

KGjK ka aprovuar kërkesën e një gjyqtari për ë studiuar në ShBA.

Në këtë vit në bazë të konkursit në ambasadë është përzgjedhë Adnan Isufi si gjyqtar që t’i vijojë studimet në SHBA.

Të ngjashme