KGJK-ja dhe KPK-ja diskutojnë rastet për korrupsion dhe krim të organizuar

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, priti në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni.

Qëllimi i takimit ishte dakordimi i caktimit të rasteve të cilat do të vlerësohen në Komisionin Vlerësues për korrupsion të nivelit të lartë dhe krim të organizuar. 

Kryesuesit e dy Këshillave u pajtuan që të mbajnë takime të përbashkëta deri në përfundimin e misionit në fjalë.

Të ngjashme