Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e USAID-it në Kosovë.
Kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen që po i ofron sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Gjatë takimit, është biseduar për përpjekjet që duhen bërë drejt forcimit të sistemit të drejtësisë, si dhe ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Në fund ishte qëndrim i përbashkët që të vazhdohet bashkëpunimi në fusha të caktuara, si dhe të ketë takime të rregullta të akterëve relevant, duke kontribuar në realizimin e nismave të përbashkëta.