Çoçaj priti në takim përfaqësues nga Projekti i Kodit Civil

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit të Kodit Civil, Dekanin e Fakultetit Juridik të Prishtinës, Haxhi Gashi dhe Eksperten e këtij projekti, Jadranka Vojinoviç.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth aktiviteteve dhe planifikimeve të Projektit për vitin 2020, si dhe organizimi i trajnimeve përmes Akademisë së Drejtësisë, sidomos sa i përket çështjes së risive që i sjell draft Kodi Civil.

Kryesuesi Çoçaj, ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar se ky Projekt ka rëndësi për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme