KGjK-ja dhe USAID-i vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e USAID-it në Kosovë.

Kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen që po i ofron sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Gjatë takimit, është biseduar për përpjekjet që duhen bërë drejt forcimit të sistemit të drejtësisë, si dhe ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Në fund ishte qëndrim i përbashkët që të vazhdohet bashkëpunimi në fusha të caktuara, si dhe të ketë takime të rregullta të akterëve relevant, duke kontribuar në realizimin e nismave të përbashkëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme