KGjK-ja sot mban mbledhjen e radhës

Prishtinë | 19 Kor 2024 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Kjo është mbledhja e 330-të e tyre, duke filluar nga ora 9:30.

Pikat e rendit të ditës:

1 Shqyrtimi i rekomandimeve të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës

2 Shqyrtimi i kërkesave për transfer të përhershëm të gjyqtarëve 10 min.

3 Rekomandimi për emërimin e kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës

4 Emërimi i udhëheqësit të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit 10 min.

5 Emërimi i udhëheqësit të Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë

6 Implementimi i planit të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe gjykatave për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024

7 Njoftimi lidhur me kërkesat për trajtimin e sinjalizimit në sistemin gjyqësor për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024

8 Shqyrtimi i Planit të veprimit për Efikasitetin e Administratës Gjyqësore 2024 – 2026

9 Shpallja e konkursit të brendshëm për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

10 Themelimi i Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve, Intervistimin, Vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

11 Shpallja e konkursit të brendshëm për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit 10 min.

12 Themelimi i Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit

13 Rishpallja e konkursit të brendshëm për 1 (një) pozitë për gjyqtar nga komuniteti serb në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale

14 Themelimi i Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomat e Shkallës së Dytë në Gjykatën Komerciale

15 Rishpallja e konkursit të brendshëm për 1 (një) pozitë për gjyqtar nga komuniteti serb në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale 10 min.

16 Themelimi i Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për gjyqtarë në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale 10 min.

17 Themelimi i Komisionit për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve për gjyqtarë në në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatën e Apelit, Dhomat e Shkallës së Dytë dhe Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale

18 Shqyrtimi i draft Memorandumit të bashkëpunimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) si dhe autorizimi i Kryesuesit të KGJK-së për nënshkrimin e këtij memorandumi

19 Shqyrtimi i njoftimit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për pensionim të gjyqtares

20 Shqyrtimi i ndryshimit të planit të punës së Gjykatës së Apelit me numër AGJ.nr.290/2024 i datës 9 korrik 2024

21 Shqyrtimi i ndryshimit të planit të punës së Gjykatës Themelore Mitrovicë me numër GJA.nr.147/2024 i datës 11 korrik 2024

22 Vlerësimi i performancës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKGJK-së dhe UD. Drejtorit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor (e mbyllur)

Të ngjashme