Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 278-të me radhë, të mbajtur sot nën udhëheqjen e kryesuesit Albert Zogaj, ka miratuar avancimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit..
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e 11 gjyqtarëve: Hajriz Hoti, Malsor Kryeziu, Franciska Zhitija – Ymeri, Naim Meholli, Ardian Ajvazi, Hidajete Gashi, Faton Bajrami, Besnik Bislimaj, Besnik Feka, Fatmir Baloku dhe Ylber Shurdhiqi, në pozitën gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 1 mars 2022.