Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka nisur procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të kryetarit të Gjykatës Administrative të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Afërdita Bytyqi, tha se janë ndjekur të gjitha procedurat për përzgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate, ndërsa bëri të ditur se në garë ishin Kreshnik Kaçiu dhe Liridona Ajeti-Kajtazi.
Sipas saj, pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, kandidati Kreshnik Kaçiu ka arritur 74 pikë, duke kaluar pragun minimal prej 70 pikësh, ndërsa Liridona Ajeti-Kajtazi nuk ka arritur ta kalojë këtë prag.
Bytyqi propozoi që kandidati Kaçiu, i cili ka kaluar pragun e përcaktuar, të procedohet për votim, ndërsa për Ajeti-Kajtazin tha se nuk rekomandohet për votim pasi nuk ka arritur pragun minimal.
Ajo propozoi që Kaçiu të procedohet për votim, pasi ka kaluar pragun e përcaktuar, ndërsa Ajeti-Kajtazi të mos rekomandohet për votim.

