Kica-Xhelili mbështet Abdixhikun pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen

Prishtinë | 02 Shk 2026 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i partisë, duke shpërndarë në Facebook postimin e tij ku falënderon për besimin dhe demokracinë e treguar në Kuvend.

Krahas shpërndarjes, Kica-Xhelili shkroi se “disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen”, duke theksuar se në fund mbetet e vërteta, pavarësisht zhurmës dhe sulmeve.

Postimi i plotë:

Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen!
Disa tjera thuhen ndryshe nga ç’janë, por në fund shpërfaqen dhe ato.
Në fund, mbetet e vërteta ajo që sfidon edhe mjetet me të pakursyera, fjalët me të pamatura, e zhurmën më të sforcuar.

Të ngjashme