Kica-Xhelili reagon ndaj akuzave të VV-së për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur Vetëvendosjes për akuzuat që po bëhen nga ta për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Kica-Xhelili ia ka rikujtuar VV-së edhe ligjet e tjera, që sipas saj, VV-ja nuk lejohet që të shantazhojnë prokurorinë dhe as shkatërrojnë administratën publike.

“Rrnoftë kushtetutshmëria!” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë:

VV paska vendosur një poster si akuzë që kemi dërguar një ligj në Gjykatë Kushtetuese!

Thash t’iu tregoj që i keni harruar edhe dy:

Atë për Këshillin Prokurorial, që nuk lejon ta shantazhoni prokurorinë;

dhe

Atë për zyrtarë publik, që nuk lejon ta shkatërroni administratën publike.

Rrnoftë kushtetutshmëria!

Falemnderit!

Të ngjashme