Kica-Xhelili: Shefja e VV e shndërroi Milan Radojiçiqin nga një terrorist në “zemlak” miqësor

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelli, ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e shndërroi Milan Radojiçiqin nga një terrorist në “zemlak” miqësor.

Përmes një postimni në Facebook, ajo përmendi edhe deklaratën e Kurtit për Oliver Ivanoviqin.

“Sot, shefja e VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor. Kryeministri Kurti e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të suksesshëm. Në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, vetëm një dilemë e kam. Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:

Të ngjashme