Ish-ambasadori i Kosovës në Austri e Australi, Sabri Kiçmari, po i vlerëson lartë, mesazhet e zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, dhënë së fundit drejt politikës kosovare.
Ai në Info Magazine, pohoi që këto janë sinjale të para të administratës së re të SHBA-së se do të vazhdojnë angazhimin e tyre në lidhje me dialogun mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.=
”Po shihet që është krijuar një atmosferë e re. Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, dhe pas zgjedhjet në SHBA, Matthew Palmer ka dhënë sinjalet e para se SHBA do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në lidhje me dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve”.
”Vet letra e presidentit Biden, dërguar presidentit serb ishte një sinjal i qartë që mund ta regjistrojnë në rrafshin analitik si një lloj kthese duke përmendur rezultatin përfundimtar të një dialogu të tillë që është njohja e ndërsjellë, e thënë në letrën e presidentit Biden, që për mua është një sinjal shumë pozitiv, dhe më duket se edhe i rëndësishëm për vet palën serbe që ta regjistrojë se kjo rrugë, ky proces dialogu do të përfundojë me njohjen e ndërsjellë”.
”Në bazë të atyre që arrita të regjistrojë nga informacionet nga takimet online, janë mesazhe miqësore që kemi pritur nga Administrata e re e Presidentit Biden dhe besoj që këto sinjale janë një shenjë e mirë në përgatitjen e klimës, për një dialog të barabartë me principe dhe që ka për rrjedhim një proces që do të duhej të përfundojë me njohjen e ndërsjellë”.