Këngëtarja e njohur Kida pas një sezone të ngjeshur me koncerte e prurje të shumta muzikore, ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushimi.
Ajo ka zgjedhur Turqinë si destinacionin e saj për pushime, duke dashur të shijojë disa ditë të mira jo-produktive, larg angazhimeve të saj në muzikë.
Në imazhet që ajo publikon në rrjetet sociale, këngëtarja bën të ditur për çastet e këndshme që po kalon atje.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në llogarinë personale në Instagram, 20-vjeçarja shfaqet mjaft provokuese, teksa pozon e mbuluar vetëm me çarçafë.
Me një pamje nga qyteti i Stambollit, Kida ngacmon imagjinatën e meshkujve me fotografinë e saj tërheqëse nga dhoma e hotelit.
“Kjo pamje i tregon të gjitha”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj të shumtë nuk kanë munguar.