Aktorja Nicole Kidman deklaroi se duke qenë e martuar me Tom Cruise i dha asaj mbrojtje nga ngacmimet seksuale në fillim të karrierës.
Aktorja hollivudiane u martua me Cruise në 1900, pasi aktruan së bashku në filmin “Days Of Thunder”.
“U martova shumë e re, por sigurisht nuk ishte fuqi për mua. Ishte thjesht mbrojtje”, thotë ajo.
“Fakti që isha martuar me një burrë esktremisht të fuqishëm, më ndihmoi që të mos isha viktimë e ngacmimeve seksuale”, deklaroi Kidman.
Çifti u divorcua në 2001. Ata adoptuan dy fëmijë, Isabella dhe Connor, tashmë 25 dhe 23 vjeç përkatësisht.
Duke folur për skandalet e ngacmimeve seksuale në Hollivud, Kidman tha: “Sigurisht kam patur momentet e #MeToo, që kur isha e vogël. Por a dua të shkruaj për këto në një artikull? Jo. A janë të pranishme në punën që bëj? Absolutisht po”.