KIESA, ka organizuar pjesëmarrjen e tetë operatorëve turistikë në panairin “ITB Berlin 2017” që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Kosova në këtë panair prezantohet në mesin e mbi 180 vendeve pjesëmarrëse.
Në shtandin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s ofertat turistike po i promovojnë tour operatorë dhe agjenci turistike si “Kosova Holidays”, “Altavia Travel”, “Traveks”, “Vas Tour”, “Outdoor Kosovo”, “Fibula”, “Eurokoha” dhe “Catun”.
Pjesëmarrja e Kosovës në panairin “ITB 2017”është organizuar nga MTI/KIESA me mbështetje nga PPSE Program Swisscontact dhe Usaid – Empower Private Sector Kosovo.
Panairi është i hapur nga data 8 – 12 mars 2017 dhe shtandi i Kosovës gjendet tek Salla 1.2 Shtandi 212.