KIESA organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan

Gjilan | 26 Dhj 2017 | 13:19 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017” organizoi “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Gjilan.

Në konferencë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, foli rreth planeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimin e sektorit privat.

Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa prezantoi shërbimet që ofrohen nga departamentet/agjencitë që veprojnë në kuadër të MTI-së.

Në këtë konferencë gjithashtu foli Nahit Sharku, zv.drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, i cili bizneset e pranishme i njoftoi më hollësisht rreth politikave fiskale, ndërsa nga ana e Valbona Tahiri, drejtoreshë në AZHR – Lindje, u prezantuan aktivitetet e AZHR-së – Lindje në përkrahje të bizneseve.

Gjatë kësaj konference bizneset e rajonit të Gjilanit patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ministrisë dhe institucioneve të tjera relevante ku i paraqitën sfidat dhe kërkesat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme