Kiliç viziton Vushtrrinë, premton mbështetjen e projekteve në bujqësi e kulturë

Vushtrri | 23 Mar 2018 | 13:08 | Nga

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka vizituar Komunën e Vushtrrisë.

“Me shefen e Misionit të diplomacisë së Turqisë në Prishtinë, ambasadoren Kiliç biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së Turqisë për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në bujqësi, kulturë, arsim dhe fusha të tjera”, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Po ashtu në këtë takim, bashkë nënkryetarin Besim Muzaqi, e njoftuam ambasadoren turke për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitorë të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët”, ka shkruar Tahiri, në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme