Idrizi s’pranon më justifikime nga KRU “Mitrovica” – Kërkon ujë 24 orë për qytetarët e Vushtrrisë

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 12:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar të hënën ekipin e task-forcës, e cila është themeluar për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Vushtrrisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim, kanë qenë të ftuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” nga Policia e Kosovës dhe inspektorë komunalë.

Idrizi ka deklaruar se i kanë ofruar mbështetje KRU “Mitrovicës”, që të dalë në terren dhe t’i ndëshkojë keqpërdoruesit.

“Sot e pata një takim me task-forcën që e kemi themeluar për furnizim me ujë të pijshëm në qytetin e Vushtrrisë. E di që jeni të shqetësuar ditëve të fundit për reduktimet që i ka bërë kompania regjionale e ujësjellësit, pikërisht për këtë arsye desha të takohem me ta dhe ta definojmë çdo gjë në mënyrë që furnizimi me qenë për gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri.

I pari i Vushtrrisë ka thënë se në dispozicion të kësaj kompanie do të jenë edhe inspektorët komunal së bashku me logjistikë, në mënyrë që të identifikohen keqpërdoruesit.

Ai ka kërkuar KRU-së që mos të gjejë justifikime se për arsye të keqpërdorimeve po detyrohen ta ndalin ujin e pijshëm.

“Unë bisedova shumë qartë edhe me Kryeshefin dhe ai çka ne i kemi ofruar KRU “Mitrovica”, është që i kemi ofruar asistencën me inspektorë. Është hera e fundit për KRU që gjen justifikime për shkak të keqpërdorimeve. Për këto keqpërdorime KRU-ja i ka në dispozicion Policinë e Kosovës edhe inspektorët tanë dhe të dalë t’i ndëshkojë ata që e keqpërdorin ujin e pijshëm. Prandaj është afati i fundit që unë i kam dhënë Kompanisë që t’i furnizojë qytetarët me ujë të pijshëm. Që nga sot kanë me dalë në terren dy ekipe për ta vëzhguar terrenin ku po keqpërdorët por nuk do të ketë justifikime. Unë më nuk iu them qytetarëve të Vushtrrisë që të mosdrejtohet gishti kah Kompania, dhe nuk kam asnjë justifikim që të dalë para qytetarëve e t[ justifikohemi se ka keqpërdorime. Përgjegjëse për furnizim të qytetarëve me ujë të pijshëm është KRU “Mitrovica”, ndërkaq ne i kemi ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme, me inspektorë dhe me logjistikë. Pres që kompania të reflektojë që qytetarët të kenë ujë të pijshëm sepse është e patolerueshme në këtë kohë me vapë mos të kenë ujë të pijshëm”, ka thënë Idrizi.

Të ngjashme