Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, uron Vitin e Ri

Vushtrri | 31 Dhj 2022 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në natën e ndërrimit të moteve ka uruar qytetarë e komunës së tij.

Idrizi ka përcjellë një urim special për diasporën dhe, policët, mjekët dhe zjarrfikësit kujdestarë që presin vitin e ri në vendin e tyre të punës.

Urimi i plotë i Idrizitt:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Edhe pak orë na ndajnë nga ky vit, andaj secilit nga ju i uroj Vitin e Ri 2023, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja!

Një urim të veçantë e përcjell për diasporën tonë kudo që janë, e mirëseardhje dhe urim për të gjithë ata që këtë natë e presin në vendlindjen e tyre!

Urim, respekt dhe falënderim për policët, mjekët dhe zjarrëfikësit kujdestarë, të cilët këtë natë e presin në vendet e tyre të punës, në shërbim të qytetarëve.

Zoti ju dhashtë shëndet dhe mirësi!

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,
Ferit IDRIZI

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme