Kim Jong-un dukej se kishte humbur peshë teksa u fotografua për herë të parë që nga spekulimet për përkeqësim të shëndetit të tij muajin e kaluar.
I fotografuar jashtë Pallatit Kumsusan në Phenian, kryeqyteti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dukej i pikëlluar pasi dukej se shfaqte një figurë më të hollë nga fillimi i vitit.
Gjatë vitit të kaluar daljet publike të Kim kanë qenë të pakta, të cilat kanë nxitur fjalët se ai nuk është mirë.
Shëndeti i tiranit ka ndezur debat në mbarë botën me koreano-veriorët e urdhëruar që të mos diskutojnë për pamjen e re të hollë të 37-vjeçarit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut mbajti një shërbim përkujtimor kombëtar për të shënuar 10 vjet nga vdekja e babait të tij dhe ish-liderit Kim Jong-il, i cili sundoi vendin për 17 vjet, raporton Mirror.
Çdo shenjë lumturie, alkooli, festimi i ditëlindjeve dhe blerjet e ushqimeve janë ndaluar të gjitha për të përkujtuar 10-vjetorin e vdekjes së Kim Jong-il, babait të diktatorit aktual.
Kufizimi përfshinte ndalimin e të qeshurit dhe filloi më 17 dhjetor, dhjetë vjet pas vdekjes së Kim Jong-il.