Lideri diktatorial i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka ndaluar prerjen “jo-socialiste” të flokëve, që nënkupton se askush nuk duhet t’i mbajë ato të gjata. Ai po ashtu e ka ndaluar veshjen e xhinseve të ngushta – arsyetuar nga frika se moda do të çonte në nxitje kapitaliste midis të rinjve të kombit të mbyllur, raporton Fox News.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe për shenjën më të vogël të stilit të jetesës kapitaliste dhe të luftojmë për t’i hequr qafe ato”, shkroi Rodong Sinmun, një gazetë shtetërore e Koresë së Veriut, sipas Daily Express të Britanisë.
Së bashku me flokët e gjata “bisht-pëllumb”, stilet e tjera të flokëva, si ato me thumba ose të lyera, janë ndaluar gjithashtu në shtetin diktatorial – ndërsa vetëm 15 prerje “të duhura” u miratuan për qytetarët.
Koreano-veriorët gjithashtu nuk do të lejohen të veshin xhinse të grisura, të kenë shpime hundësh ose veshësh ose të veshin bluza me parulla.Reklamë
“Historia na mëson një mësim thelbësor se një vend mund të bëhet i pambrojtur dhe përfundimisht të shembet si një mur i lagësht, pavarësisht nga fuqia e tij ekonomike dhe e mbrojtjes nëse nuk mbajmë mënyrën e jetesës tonë”, shkroi gazeta shtetërore.
Në vitin 2018, Kim premtoi të shtypte “kulturën reaksionare borgjeze”, sipas Washington Post.
Një faqe e propagandës së Koresë së Veriut dikur krahasoi grupet muzikore si BTS me “skllevër”, duke pretenduar se ata “janë grabitur nga trupi, mendja dhe shpirti i tyre nga kokat e konglomerateve të mbrapshta dhe të korruptuara të lidhura me artin”.
Një sondazh i vitit 2019 me zbuloi se shumica dërrmuese e koreano-veriorëve kishin dëgjuar muzikë të huaj dhe kishin shikuar TV dhe filma të huaj para se të vendosnin të bënin udhëtimin e vështirë për të lënë vendin.