Sipas shërbimeve të inteligjencës, Kim ndodhet në gjendje kome dhe është çështje kohe tashmë që drejtimin e vendit ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong, të cilës ditët e fundit i janë shtuar disa përgjegjësi më shumë.
Gazetari Roy Calley, i cili e ka vizituar disa herë vendin e mbyllur gjatë punës si reporter, i komenton këto lëvizje si të një fshehtësie tepër të lartë, madje sipas tij as vetë qytetarët në Korenë e Veriut, nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh.
Gjithashtu dhe Chang Song-min, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung, beson që 36-vjeçari është në gjendje kome. Në fakt, zërat për një vdekje të diktatorit të hekurt kanë pesë muaj që qarkullojnë.
Dyshimet u ngritën kur ai mungoi në shënimin e datëlindjes së gjyshit, gjë të cilën se ka bërë për aq kohë sa ka qenë në krye të shtetit. Me anë të disa fotografive, që mediat e shumta i cilësuan si komprometuese, lideri suprem u shfaq në inaugurimin e një fabrike mbeturinash në Phenian.
Pas kësaj, ai është shfaqur disa herë në publik, por edhe në këto raste është dyshuar shumë që imazhet e filmimet janë të tanishmet.