Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pjesë ditën e djeshme në një ndeshje futbolli, i shoqëruar nga vajza e tij, Kim Ju-e. Ishte hera e parë që vajza e Kim u shfaq në një ngjarje civile.
Dihet shumë pak për vajzën e Kim Jong Un. Ajo nuk është emëruar nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, e cila i referohet asaj vetëm si një “fëmijë i dashur” ose “fëmijë i respektuar” i liderit të vendit.